Kim Mehmeti: Gazeta “Lajm” – lajmësi më i dinjitetshëm i të vërtetave shqiptare!

Nga Kim Mehmeti Shpeshherë të gjithë ishin kundër Fejzi Hajdarit dhe gazetës ‘Lajm’. Dhe të gjithë ata, pushtetarë shqiptarë e maqedonas, i tmerronte e vërteta se kishte diçka që kjo gazetë as e shiste, as e blinte: të vërtetën! Dhe pa dyshim se asnjë media tjetër në Maqedoni nuk e ka ecur udhën e mundimshme […]

Prill 18, 2025 - 13:00
 0  8
Kim Mehmeti: Gazeta “Lajm” – lajmësi më i dinjitetshëm i të vërtetave shqiptare!

Nga Kim Mehmeti

Shpeshherë të gjithë ishin kundër Fejzi Hajdarit dhe gazetës ‘Lajm’. Dhe të gjithë ata, pushtetarë shqiptarë e maqedonas, i tmerronte e vërteta se kishte diçka që kjo gazetë as e shiste, as e blinte: të vërtetën!

Dhe pa dyshim se asnjë media tjetër në Maqedoni nuk e ka ecur udhën e mundimshme të cilën gjatë këtyre njëzet viteve e ka ecur kjo gazetë, e cila qëndroi edhe atëherë kur të gjithë mendonin se do bie, se do u nënshtrohet atyre që ishin mësuar të blinin edhe gënjeshtrat për vetveten.

Andaj, sot kur gazeta ‘Lajm’ kremton 20 vjetorin e lindjes, asaj i ka hije të ndjehet mburrshëm sepse ishte e mbeti lajmësi më i dinjitetshëm i të vërtetave të shqiptarëve të këtushëm.

Prandaj, miq të dashur të gazetës “Lajm”, ju jam mirënjohës që dëshmuat se edhe në shoqëri të pista ku çdo gjë shitet e blihet, ka nga ata që e dinë se nuk dështon atëherë kur të mposhtin problemet, por kur mbetesh pa dinjitet dhe pa etik profesionale!