Profesori Kalajxhiev: Ka raste të montuara, përfshi edhe Artan Grubin
Analisti Artin Spahiu ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit universitar Gordan Kalajxhiev, duke theksuar se rasti ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është i montuar dhe me prapavijë politike. Sipas Spahiut, vlerësimet The post Profesori Kalajxhiev: Ka raste të montuara, përfshi edhe Artan Grubin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Analisti Artin Spahiu ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit universitar Gordan Kalajxhiev, duke theksuar se rasti ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është i montuar dhe me prapavijë politike.
Sipas Spahiut, vlerësimet e Kalajxhievit konfirmojnë dyshimet e ngritura më herët për ndërhyrje politike në procese të caktuara gjyqësore.
“Profesori Gordan Kalajxhiev, një nga autoritetet juridike më me kredibilitet në vend, denoncon qartë dhe pa ekuivok rastet e montuara gjyqësore. Ndër to, ai thekson se edhe rasti i Artan Grubit është i montuar dhe, siç është thënë më herët dhe po vërtetohet çdo ditë, rezulton të jetë plotësisht me prapavijë politike,” deklaroi Spahiu.
Ai bëri thirrje për reagim më të fortë publik:
“Këtë ne duhet fuqishëm ta denoncojmë dhe të mos ngurojmë ta themi të vërtetën.”
Në vijim, Spahiu shprehu bindjen për pafajësinë e Grubit, duke e lidhur rastin me aktivitetin e tij politik:
“Artan Grubi është i pafajshëm dhe sot po sulmohet e përndiqet vetëm sepse, gjatë periudhës kur kishte pozicion ekzekutiv, tregoi potencial në ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të shtetit në përgjithësi.”
Nga ana tjetër, profesori Kalajxhiev ka ngritur shqetësime më të gjera për sistemin e drejtësisë, duke përmendur disa raste që sipas tij kërkojnë rishqyrtim.
“Rasti në Koçan duhet menjëherë të rishikohet. Për Zhan Mitrev kam shkruar edhe më herët. Ka edhe procese të tjera të montuara politikisht. Për shembull, ‘Shkupi 2014’, Artan Grubi dhe të ngjashme,” është shprehur ai.

Këto deklarata pritet të thellojnë debatin mbi ndikimin politik në drejtësi dhe besueshmërinë e proceseve gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve të lartë në vend. Gazeta Flaka
The post Profesori Kalajxhiev: Ka raste të montuara, përfshi edhe Artan Grubin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .