Prokurori e pyet Rubinin për krime ndaj serbëve në Kosovë: E inkurajova UÇK-në të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar
Prokurori i Specializuar në Hagë, James Pache, e ka pyetur James Rubinin, lidhur me krime të pretenduara të kryera nga UÇK-ja. Përfshirë ndalime, vrasje e tortura. Rubin është pyetur edhe për ndalimin e Cen Deskut e Jakup Kastratit, por që ka theksuar se ky incident nuk i kujtohet. Më tutje, Rubin u pyet për gjetjen


Prokurori i Specializuar në Hagë, James Pache, e ka pyetur James Rubinin, lidhur me krime të pretenduara të kryera nga UÇK-ja. Përfshirë ndalime, vrasje e tortura.
Rubin është pyetur edhe për ndalimin e Cen Deskut e Jakup Kastratit, por që ka theksuar se ky incident nuk i kujtohet.
Më tutje, Rubin u pyet për gjetjen e 15 personave në një objekt në Prizren, të cilët ishin të ndaluar.
Rubin theksoi se i ka inkurajuar pjesëtarët e UÇK-së të mos merrnin hak për shkak të horrorit qëkishin përjetuar nga Serbia.
“Pas 26 vitesh nuk më kujtohet ky artikull i gazetës. Mbase kam dëgjuar për këtë incident, që të mos ketë hakmarrje, mos të ketë vrasje, kemi inkuruajuar të mos merrnin hak për horrorin që kishte ndodhur. Mundet që KFOR-i personat inkurajonin kosovarët të mos merrnin hak për shkak të sulmeve masive e vuajtjeve që kishin pësuar”, tha Rubin.
