Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut. Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit mbrojtës të tij, avokati Arianit Koci. Ai ka deklaruar se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha

Nëntor 28, 2024 - 12:00
 0  3
Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut
prokuroria-e-hages-pushon-hetimet-ndaj-halil-cadrakut

prokuroria-e-hages-pushon-hetimet-ndaj-halil-cadrakut

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit mbrojtës të tij, avokati Arianit Koci.

Ai ka deklaruar se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë, njofton Klankosova.tv.

“Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tone”.

“Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet”, tha Koci.