Prokuroria e Lartë Publike e Gostivarit e ktheu në rishqyrtim akuzën e Kasamit kundër Arifit për dëmtimin e komunës me mbi një milionë euro
Prokuroria e Lartë Publike në Gostivar e ka kthyer në rishqyrtim në Prokurorinë e Tetovës kallëzimin e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit ndaj ishkryetares së komunës Teuta Arifit. Lënda ka të bëjë me dëmtimin e buxhetit komunal me mbi një milionë euro për një rast shpronësimi i cili kapte vlerën prej 50 mijë […]
Prokuroria e Lartë Publike në Gostivar e ka kthyer në rishqyrtim në Prokurorinë e Tetovës kallëzimin e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit ndaj ishkryetares së komunës Teuta Arifit. Lënda ka të bëjë me dëmtimin e buxhetit komunal me mbi një milionë euro për një rast shpronësimi i cili kapte vlerën prej 50 mijë euro, por për shkak të vonesave, kamatës dhe procedurave jo të ndjekura në kohë me rastin, buxheti i komunës është dëmtuar për mbi një milionë euro, shkruan Portalb.mk.
Paraprakisht Prokuroria e Tetovës vendosi ta hedhë poshtë këtë rast, por Komuna e Tetovës u ankuan në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit.
“Pas vendimit të Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës për hedhjen e kallëzimit penal, Komuna е Tetovës e dëmtuar e ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe ka paraqitur ankesë në Prokurorinë e Lartë Publike të Gostivarit. Prokuroria më e lartë e ka pranuar ankesën dhe e ka anuluar vendimin, ku më pas e ka kthyer lëndën me udhëzim për të urdhëruar një ekspertizë tjetër dhe për të marrë në pyetje një person. Vendimi i Prokurorisë së Lartë Publike në Gostivar është dorëzuar dhe pas saj do të veprohet”, thanë nga Prokuroria Publike për Portalb.mk.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami në një deklaratë për Alsat duke komentuar këtë rast tha se gjyqësia që siç e quajti ai të kapur, nuk ka ndërmarrë masa.
“Ky është ndër rastet më tipike të keqpërdorimit të mjeteve buxhetore për një lëndë shpronësimi që realisht është vlerësuar diku 50 mijë euro, ndërsa janë zhvatur nga komuna Tetovës mbi 1 milion euro. Ne kemi ndjekur gjitha procedurat gjyqësore por fatkeqësisht deri tash gjyqësia e kapur deri më tani nuk ndërmori masa. Por duket një dritë në fund të tunelit. Këto ditë morëm një përgjigje pozitive nga Prokuroria e Lartë në Gostivar e cila e urdhëron Prokurorinë e Tetovës që të ngrejë procedurë për padi penale për grup të organizuar për gjithë ata që janë të përfshirë në këtë lëndë. Ne kemi qenë në fillim në komunikim me avokatin që ka përfaqësuar Komunën e Tetovës, ai arsyetohet se nuk ka ndërmarrë hapa sepse dikush nga Komuna e Tetovës i ka dhënë udhëzime që të mos veproj për këtë lëndë”, tha Kasami.
Përndryshe, bëhet fjalë për një rast shpronësimi për një parcelë 80 metra katrorë e cila iu mor palës dhe që ka filluar që në vitin 1988, ku Komuna i kishte paguar pronarit 50 mijë euro, por më pas pronari kishte paditur komunën për çmimin për shkak se nuk është pajtuar me vlerën, dhe kjo lëndë është zvarritur nëpër institucione deri në vitin 2015 ndërsa Komunës i janë marrë mbi 1 milion euro kamatë. Gjykata e Apelit në janar 2023 vendosi në favor të palës. Megjithatë, komuna nuk hoqi dorë nga padia.
Gjithçka lidhur me këtë rast:
- LEXO: Komuna e Tetovës e humbi rastin e shpronësimit, Kasami e vlerëson si presion politik
- LEXO: “Shpronësimi” në Tetovë, Komunës mund t’i kushtojë edhe 500 mijë euro shtesë
- LEXO: Prokuroria hodhi poshtë padinë e Komunës së Tetovës për rastin e shpronësimit
- LEXO: Fajtor është udhëheqësia e kaluar e Komunës së Tetovës e cila për një lëndë shpronësimi ka dëmtuar qytetarët një million euro
- LEXO: Gjykata konfirmoi pohimet e Kasamit: Udhëheqësia e kaluar komunale nuk ka bërë ankesë për shpronësimin e tokës
- LEXO: 1.1 milion euro kamatë për një parcelë në Tetovë, Kasami: Fajtor, gjykata dhe ish krerët e komunës
- LEXO: Komuna e Tetovës paditi Teuta Arifin, një zyrtar të afërt të saj, një gjykatës dhe një avokat për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- LEXO: Padia kundër Teuta Arifit dhe zyrtarëve tjerë sot arriti në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- LEXO: Komuna e Tetovës paditi Teuta Arifin, një zyrtar të afërt të saj, një gjykatës dhe një avokat për keqpërdorim të detyrës zyrtare