Prokuroria e Shkupit propozoi masë paraburgimi për personin që u përpoq të digjte flamurin shqiptar
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 20-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe arsye të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më datë 02.12.2024, në orët […]
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 20-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe arsye të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 02.12.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”, njoftojnë nga Prokuroria.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Kujtojmë se ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur ngjarje të cilat çojnë në përplasje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Me rastin e ditës 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u arrestuan tetë persona, tre prej të cilëve përfunduan në paraburgim 8 ditor, për shkak të grisjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjes në rrahje.
Në Kumanovë janë djegur disa vetura, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie, të cilat raportohet se u përkasin qytetarëve shqiptar.