Prokuroria e Shtetit nuk ka urdhëruar nisje të hetimeve ndaj KQZ-së
Prokuroria Speciale ka mohuar raportimet se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për ndërhyrje në web-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku po publikohen rezultatet preliminare. Raportimet erdhën meqë që nga ora 19:00, kjo faqe është jashtë funksionit. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se nuk është dhënë ndonjë urdhër
![Prokuroria e Shtetit nuk ka urdhëruar nisje të hetimeve ndaj KQZ-së](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722106-prokuroria-e-shtetit-nuk-ka-urdheruar-nisje-te-hetimeve-ndaj-kqz-se.png)
![prokuroria-e-shtetit-nuk-ka-urdheruar-nisje-te-hetimeve-ndaj-kqz-se](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722106-prokuroria-e-shtetit-nuk-ka-urdheruar-nisje-te-hetimeve-ndaj-kqz-se.png)
Prokuroria Speciale ka mohuar raportimet se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për ndërhyrje në web-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku po publikohen rezultatet preliminare. Raportimet erdhën meqë që nga ora 19:00, kjo faqe është jashtë funksionit.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se nuk është dhënë ndonjë urdhër i tillë.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka deklaruar Kozmaqi.
Ndryshe, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në konferencën për media ka folur për problemet teknike me sistemin e KQZ-së, duke thënë se pavarësisht përgatitjeve të bëra, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë.
“Nuk po dimë çka ka ndodhë, as kompania që e mirëmbanë, e as ekspertët. Është blloku sistemi në disa të dhëna dhe nuk ka ndryshuar, “, tha Radoniqi.
“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike” ka deklaruar Radoniqi.
“Nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta, dhe ato të dhëna ne do t’i pasqyrojmë në të dhëna tona dhe t’i jepim rezultatet”, tha Radoniqi në konferencën për media.
“Dua t’ju sigurojë që votat janë të sigurta, integriteti i votës është i sigurt”, shtoi ai.