LDK shpall fitoren në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese në komunën e Istogut në zgjedhjet e mbajtura sot, sipas kryetarit të kësaj komune, Ilir Ferati. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor. “Të nderuar qytetarë, faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të

shkurt 10, 2025 - 02:00
 0  5
LDK shpall fitoren në Istog
ldk-shpall-fitoren-ne-istog

ldk-shpall-fitoren-ne-istog

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese në komunën e Istogut në zgjedhjet e mbajtura sot, sipas kryetarit të kësaj komune, Ilir Ferati.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.

“Të nderuar qytetarë, faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje,” ka deklaruar Ferati.
Ai ka theksuar se ky rezultat është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e punës së qeverisjes komunale në shërbim të të gjithëve, duke shtuar se angazhimi për fuqizimin e LDK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara – besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush,” ka shtuar ai.

Ferati gjithashtu ka theksuar se rezultatet përfundimtare do të priten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në ditët në vijim, për t’i dhënë fund këtij procesi demokratik.