Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur. Lidhur me këtë, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria në Pejë, ka njoftuar se burri është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai ka njoftuar edhe se i mituri ka pranuar tretman


Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.
Lidhur me këtë, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria në Pejë, ka njoftuar se burri është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai ka njoftuar edhe se i mituri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar vepër penale.
‘’Një rast në oborrin e shkollës, me ç’rast dyshohet se një prind ka sulmuar fizikisht një nxënës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenu mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe kanë shmang prind. Më pas është njoftuar policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor.
Sa i përket motiveve për këtë, ai ka thënë se: Nga informatat që kemi ne, nuk ka pasur konflikt fizik vetëm ka pasur konflikt verbal para disa kohësh.
