Prokuroria Speciale shenjëstron pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale
Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur sot takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda. Gjatë këtij takimi janë shenjëstruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale. Në këto raste, janë të përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të
Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur sot takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.
Gjatë këtij takimi janë shenjëstruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale.
Në këto raste, janë të përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e pareve të falsifikuara.
Njoftimi nga Prokuroria Speciale:
Rasti i parë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
Rasti i dytë ka të bëjë me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti i tretë ka të bëjë me veprat penale: “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.
Rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.
Ndërkaq, rasti i pestë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.