Pronari i ri gjen një kallash në shtëpinë e blerë në Ferizaj
Një burrë ka raportuar në Polici, se pasi kishte blerë një shtëpi në Ferizaj, nën divan kishte gjetur një armë automatike AK-47. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pleshinë të premten e 14 nëntorit. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën, për të cilin rast është informuar edhe prokurori. “Dëshmitari mashkull kosovar


Një burrë ka raportuar në Polici, se pasi kishte blerë një shtëpi në Ferizaj, nën divan kishte gjetur një armë automatike AK-47.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pleshinë të premten e 14 nëntorit.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën, për të cilin rast është informuar edhe prokurori.
“Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke kryer punime në shtëpinë e tij të pa banuar që e kishte blerë më herët nën një divan kishte gjetur një armë automatike AK-47 pa karikatorë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
