Protesta në Shkup – Shoqërohen në Polici tre gazetarë, reagon Flaka: Ndal presionit ndaj mediave!
Dy gazetarë të “Televizionit 21” dhe një gazetar i agjencisë “Reuters”, shtetas i Republikës së Serbisë, sot në mbrëmje janë ndaluar nga policia e Shkupit dhe janë shoqëruar në komisariat. The post Protesta në Shkup – Shoqërohen në Polici tre gazetarë, reagon Flaka: Ndal presionit ndaj mediave! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Dy gazetarë të “Televizionit 21” dhe një gazetar i agjencisë “Reuters”, shtetas i Republikës së Serbisë, sot në mbrëmje janë ndaluar nga policia e Shkupit dhe janë shoqëruar në komisariat. Burime bëjnë me dije se ata janë shoqëruar për shkak të ngritjes së dronëve gjatë protestës që u mbajt në Shkup, pas tragjedisë në Koçan. Pasi janë marrë në pyetje në lidhje me lejen për të ngritur drone, ata janë lënë të lirë më pas.
Pas incidentit, Agjencia e lajmeve Flaka reagon ashpër dhe kërkon që kolegët nga Tv21 dhe Reuters të lihen në liri dhe raste të tilla të mos përsëriten më.
Nuk është hera e parë që media në tubime e protesta incizojnë me drone, dhe kjo po shihet edhe në protestat e Beogradit, andaj, reagimn e MPB-së ndaj kësaj dukuri e llogarisim të ekzagjëruar.
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se është ndaluar fluturimi me dron në zonat e Koçanit dhe të Shtipit. Në njoftim nuk thuhet se ndalimi vlen edhe për Shkupin.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e avionëve pa pilot, gjegjësisht dronëve, se Agjencia e Aviacionit Civil ka vendosur ndalimin e çdo operimi me dronë në territorin e qyteteve të Koçanit dhe Shtipit. Funksionimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre avionëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda në tokë dhe në tokë për jetën e personave të tretë duke inicuar procedurë sanksionuese në përputhje me Ligjin e Aviacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së të RMV.
The post Protesta në Shkup – Shoqërohen në Polici tre gazetarë, reagon Flaka: Ndal presionit ndaj mediave! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .