Drejtori i një shkolle fillore në Strugë ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze
Departamenti për Punë të Brendshme Strugë ka bërë kallëzim penal kundër V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, transmeton Portalb.mk. I denoncuari, drejtor i një shkolle fillore në fshatin Podgorcë të Strugës, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial […]

Departamenti për Punë të Brendshme Strugë ka bërë kallëzim penal kundër V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, transmeton Portalb.mk.
I denoncuari, drejtor i një shkolle fillore në fshatin Podgorcë të Strugës, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial në shtetin fqinj dhe e ka përdorur atë krahas dokumenteve për zgjedhjen e drejtorit.
Pas kontrolleve të kryera, është marrë përgjigje se personi nuk është i regjistruar në bazën e të dhënave dhe evidencat e filialës.