PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Mësohet se ndarjen e deputetëve e ka komunikuar Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione […]

shtator 22, 2025 - 12:00
 0
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Mësohet se ndarjen e deputetëve e ka komunikuar Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Përbërja e komisioneve parlamentare do të miratohet në seancën e ardhshme në Kuvend.