Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Në ceremoninë e lamtumirës për aktivistin amerikan Charlie Kirk që u vra më 10 shtator gjatë një eventi universitar në Utah, gruaja e tij Erika Kirk doli në podium dhe njoftoi se do të vazhdojë misionin e bashkëshortit të saj. “Misioni i Charlie-t është misioni im. Jam e nderuar që jam CEO i ri i Turning […]

Në ceremoninë e lamtumirës për aktivistin amerikan Charlie Kirk që u vra më 10 shtator gjatë një eventi universitar në Utah, gruaja e tij Erika Kirk doli në podium dhe njoftoi se do të vazhdojë misionin e bashkëshortit të saj.
“Misioni i Charlie-t është misioni im. Jam e nderuar që jam CEO i ri i Turning Point USA. Ne do të vazhdojmë aktivitetet në kolegje. Asnjë vrasës nuk do të na ndalojë të mbrojmë Amendamentin e Parë. Do t’ju bëj krenarë”, tha ajo.
Më tej, ajo surprizoi kur tha se do e falë vrasësin e babait të fëmijëve të saj.
“Burri im, Çarli, donte të shpëtonte të rinj, si ai që i mori jetën. E fal atë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është më urrejtje”, shtoi më tej.
Në fund të ceremonisë Donald Trump dhe Erika Kirk u përqafuan në skenë në fund të ceremonisë në stadiumin State Farm. E veja e Kirk nuk mund t’i mbajë lotët dhe mbështetet te presidenti.
