PSD: Rezultati ishte i pritshëm, opozita s’pati as tendencën më të vogël për qeveri opozitare

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ishte aspak befasues për këtë subjekt politik. Sipas saj, rezultati për PSD-në ka qenë i pritshëm, ndërsa opozita ka bërë një diagnozë të gabuar për peshën politike të kryeministrit Albin Kurti. “Rezultati për neve, për PSD-në, nuk ishte befasi

dhjetor 29, 2025 - 23:00
 0
PSD: Rezultati ishte i pritshëm, opozita s’pati as tendencën më të vogël për qeveri opozitare
PSD: Rezultati ishte i pritshëm, opozita s’pati as tendencën më të vogël për qeveri opozitare

PSD: Rezultati ishte i pritshëm, opozita s’pati as tendencën më të vogël për qeveri opozitare

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ishte aspak befasues për këtë subjekt politik.

Sipas saj, rezultati për PSD-në ka qenë i pritshëm, ndërsa opozita ka bërë një diagnozë të gabuar për peshën politike të kryeministrit Albin Kurti. “Rezultati për neve, për PSD-në, nuk ishte befasi, ishte rezultat i pritshëm. E pamë se kishte një diagnozë të gabuar se çka është Kurti. Opozita ka thënë se Kurti nuk kalon”, u shpreh ajo.

Kuçi kritikoi opozitën për mungesë të angazhimit serioz pas zgjedhjeve të shkurtit, duke theksuar se ajo nuk ka vepruar si opozitë ndaj qeverisë. “Opozita nga shkurti nuk e pati as tendencën më të vogël për me bo opozitë qeveritare”, tha ajo.