Pse politikanët ndërrojnë kamp pa turp? Xhelili: Veprojnë për interesa personale!
”Pa z. Taravari dhe përfaqësuesit e tij, kjo qeveri nuk ka më kuptim politik dhe as legjitimitet moral. Ajo nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe çdo përpjekje për ta The post Pse politikanët ndërrojnë kamp pa turp? Xhelili: Veprojnë për interesa personale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

”Pa z. Taravari dhe përfaqësuesit e tij, kjo qeveri nuk ka më kuptim politik dhe as legjitimitet moral. Ajo nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe çdo përpjekje për ta mbajtur artificialisht në këmbë është mashtrim ndaj qytetarëve”, kishte deklaruar në profilin e tij në Facebook, Latif Arifi saktë më 5 maj të këtij viti, tre javë më parë.
Me titull: Zëri i ndërgjegjes në kohë mosmirënjohjeje, Latifi kishte shkruar se: “Largimi eventual i z. Arben Taravari, bashkë me pesë deputetët e tij, nga kjo qeveri nuk do të ishte një humbje për të, por një akt i guximshëm që do të nxirrte në pah krizën e thellë të legjitimitetit të qeverisjes aktuale”.
“Ishte pikërisht z. Taravari që pati kurajën të braktisë një qeveri të përbashkët me LSDM dhe BDI, për t’u bashkuar me opozitën dhe për të sfiduar një regjim që për më shumë se 20 vite kishte deformuar vullnetin e shqiptarëve. Ai pranoi të hyjë në një garë presidenciale, të cilën e dinim se nuk do ta fitonte, por e fitoi zemrën e qytetarëve, duke kontribuar në mobilizimin e mbi 107 mijë votuesve shqiptarë rreth një fryme ndryshimi”, shkruante Arifi, i cili ditëve të fundit ka ndryshuar bindje dhe përkrah një opsion tjetërz
Sot, shton ai, kur kjo figurë trajtohet me nënvlerësim dhe përjashtohet nga qendrat e vendimmarrjes brenda koalicionit VLEN, është e qartë se mentaliteti i vjetër politik nuk është zhdukur – thjesht ka ndërruar ngjyrë.
“Tre partitë e tjera të koalicionit nuk dallojnë në mendësi nga Grubi e BDI”, përfundoi shkrimin e para tre javëve, Arifi.
Latif Arifi drejton me portalin Fol dhe të shtunën ishte pjesëmarrës në konferencën e Arben Fetait, kurse ditëve të fundit gjykon veprimin e Taravarit në një dimension krejt tjetër nga përshtypja e para 21 ditëve.
”Sa mirë që na kujton se “pushteti i vërtetë është populli”, ndërkohë që çdo ditë po shohim si populli, përfshirë edhe shokët e tu më të afërt po të kthejn shpinën. Nëse kjo është “forca jote”, imagjino si do dukej dobësia. Tetori vjen, është e vërtetë… por bashkë me të vjen edhe fatura politike për çdo iluzion që u shite si vizion. Le të shihemi, atëherë do flasë vërtet populli! Aman jo në statuse, por në kuti”, është postimi i 18 majit që flet qartë për ndryshim të mendimit nga ana e Arifit.
Kohëve të fundit, anëtarë të shumtë të ASH-së ndryshojnë mendimin brenda pak çastesh, dhe nga një ekstrem kalojnë në një tjetër.
Analisti politik, Zudi Xhelili ndan bindjen që: Pas zgjedhjeve lokale, me shumë gjasë do të pasojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, me qëllim formimin e një qeverie me legjitimitet të plotë.
“Njëkohësisht do të bëhet edhe Lirimi i pengjeve politike. Bëhet fjalë për dhjetëra persona në pozita, të cilët qeveria aktuale i ka mbajtur me qëllim për të ndikuar negativisht në proceset e brendshme dhe për të shkaktuar huti apo shkatërrim të mundshëm të strukturave partiake.
Pra, një grup i vogël funksionarësh të ASH-së të vënë në siklet, që detyrohen të arsyetohen para mediave, se si është e mundur që, pa parti, duan të mbesin pjesë e VLEN-it, edhe pse Aleanca për Shqiptarët ka braktisur qeverinë. Shumica prej tyre veprojnë për interesa personale,
Por, këta njerëz janë peng i një skeme politike e inskenuar nga pushteti”, thotë Xhelili.
Sipas tij, esenca e problemit është: Nëse shqiptarët nuk ndihen të përfaqësuar siç duhet në qeveri, kjo dëmton kohezionin shoqëror dhe legjitimitetin e institucioneve shtetërore.
“Për më tepër, cenon edhe kredibilitetin ndërkombëtar të vendit në raport me standardet e përfaqësimit dhe të drejtave të komuniteteve”, përfundon Xhelili.
Për këtë dukuri e pyetën edhe ChatGPT që thotë se në raste të tilla politika kthehet në terren për kalkulim interesash, jo në betejë idesh.
ChatGPT përodor një mekanizëm dhe thotë që ky fenomen i lëvizjes së shpejtë nga një qëndrim ekstrem në tjetrin brenda një partie politike, siç është rasti me disa figura të Aleancës për Shqiptarët (ASH), mund të analizohet përmes psikologjisë sociale dhe politikës së identitetit, por edhe përmes dinamikës së pushtetit dhe interesit pragmatik.
“Shumë nga këto lëvizje nuk janë ideologjike, por taktike. Politikanët lokalë shpesh vlerësojnë se në cilin krah kanë më shumë gjasa të sigurojnë post, ndikim apo mbështetje për projektet e tyre. Në këtë rast, kalimi nga krahu opozitar i Taravarit te ai në pushtet i Fetait shihet si garanci për vazhdimësi personale në sistem”, tha ChatGPT. Gostivari Sot
The post Pse politikanët ndërrojnë kamp pa turp? Xhelili: Veprojnë për interesa personale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
