Mitreska: Me transformim digjital dhe inovacione të ndërmarrjeve, drejt produktivitetit më të madh

“Në bazë të raporteve të institucionit ndërkombëtar OECD, vendi ynë shënon përparim më të madh në shërbimet mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Vlerësimet tona janë mbi mesataren The post Mitreska: Me transformim digjital dhe inovacione të ndërmarrjeve, drejt produktivitetit më të madh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 17, 2025 - 19:00
 0  5
Mitreska: Me transformim digjital dhe inovacione të ndërmarrjeve, drejt produktivitetit më të madh

“Në bazë të raporteve të institucionit ndërkombëtar OECD, vendi ynë shënon përparim më të madh në shërbimet mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Vlerësimet tona janë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e financave, politikave inovative dhe ndërkombëtarizimit, por ende ka hapësirë për zhvillim më të madh në mësimin sipërmarrës, sipërmarrjen e grave dhe aftësitë afariste.” Kështu theksoi zëvendësguvernatorja Ana Mitreska në fjalimin e saj në Forumin e katërt rajonal “Marili Biznes Forum”, transmeton Flaka

“Përkundër rolit të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në krijimin e vlerës së shtuar dhe punësimit, produktiviteti i tyre i punës te ne është 3.5 herë më i ulët në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian. Megjithatë, vërehet një konvergjencë e caktuar, pasi rritja te ne është 20%, përkundër vetëm 2% në BE. Transformimi digjital dhe inovacionet janë mundësi për rritje më të madhe të produktivitetit”, theksoi zëvendësguvernatorja Mitreska, duke iu referuar të dhënave që tregojnë se 60% e kompanive te ne kanë një indeks shumë të ulët të intensitetit digjital, përkundër vetëm 30% në BE.

Ajo iu referua edhe problemeve kryesore me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke theksuar se, sipas disa hulumtimeve anketuese si në vendin tonë ashtu edhe në BE, faktorët kryesorë kufizues për rritje më të madhe janë: mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, gjetja e klientëve dhe kostot e prodhimit. Qasja në financa është theksuar si sfidë nga vetëm 8% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në fjalimin e saj, zëvendësguvernatorja paraqiti edhe aktivitetet e ndërmarra nga Banka Popullore, përmes të cilave ofrohet mbështetje indirekte për këtë segment korporativ, siç janë: Strategjia për edukim dhe përfshirje financiare, projekti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vendin tonë, i cili është i fokusuar në mbështetjen e sipërmarrjes së grave dhe përfshirjen financiare të grave sipërmarrëse, mbështetja për kreditimin e gjelbër, si dhe anëtarësimi në SEPA, që do të sjellë shërbime pagesore më të shpejta dhe më efikase, kosto më të ulëta për pagesat ndërkufitare dhe përfshirje më të lehtë në tregtinë ndërkufitare. Flaka Media

The post Mitreska: Me transformim digjital dhe inovacione të ndërmarrjeve, drejt produktivitetit më të madh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .