Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta njëjtë si dje, benzina 1 cent më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës për sot. Nafta mund të shitet deri në 1.74 euro, benzina 1.42, ndërsa gazi 88 centë. Tavani për naftën edhe sot është i njëjtë me dje, ndërsa benzina ndryshon për një cent më pak. Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00

Prill 18, 2026 - 12:30
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta njëjtë si dje, benzina 1 cent më lirë
lajmi-per-hapjen-e-hormuzit-s’i-ul-cmimet-e-naftes-ne-kosove,-tavani-i-njejte-me-dje

lajmi-per-hapjen-e-hormuzit-s’i-ul-cmimet-e-naftes-ne-kosove,-tavani-i-njejte-me-dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës për sot.

Nafta mund të shitet deri në 1.74 euro, benzina 1.42, ndërsa gazi 88 centë.

Tavani për naftën edhe sot është i njëjtë me dje, ndërsa benzina ndryshon për një cent më pak.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00, tha Ministria.

Ndërkaq, në tregjet botërore dje u njoftua një rënie e naftës pas lajmit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm dje pasi ministri i jashtëm i Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë plotësisht e hapur për transportin tregtar për “periudhën e mbetur të armëpushimit” me SHBA’në/

Pas njoftimit, kostoja e një fuçie nafte bruto Brent ra nën 90 dollarë për fuçi, pasi kishte qenë mbi 98 dollarë më herët gjatë ditës.