Publikohet fotografia e parë e P Diddy-t nga burgu, reperi duket thuajse i panjohur

Reperi amerikan P Diddy është fotografuar për herë të parë që nga arrestimi i tij në shtator të vitit të kaluar. Ai është parë duke ecur nëpër burgun FCI Fort Dix në New Jersey. Muzikanti duket i panjohshëm në një foto të publikuar nga TMZ që kur ndaloi së lyeri mjekrën gjatë vuajtjes së dënimit. […]

Nëntor 3, 2025 - 10:30
 0
Publikohet fotografia e parë e P Diddy-t nga burgu, reperi duket thuajse i panjohur

Reperi amerikan P Diddy është fotografuar për herë të parë që nga arrestimi i tij në shtator të vitit të kaluar. Ai është parë duke ecur nëpër burgun FCI Fort Dix në New Jersey.

Muzikanti duket i panjohshëm në një foto të publikuar nga TMZ që kur ndaloi së lyeri mjekrën gjatë vuajtjes së dënimit.

Muajin e kaluar, P Diddy u dënua me katër vjet e dy muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza për organizim transporti me qëllim prostitucioni.

Ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 500,000 dollarësh në gjykatë, si dhe t’i nënshtrohej psikoterapisë dhe rehabilitimit nga droga. Shumë deklaruan se P Diddy duhej të kishte marrë një dënim më të ashpër.

Shoku i tij Charlucci Finney pohon se ai po përballet me shumë probleme gjatë vuajtjes së dënimit me burg. Javën e kaluar, një tjetër i burgosur dyshohet se i vuri një thikë në qafë.

“Nuk e di nëse ai e zmbrapsi apo nëse erdhën rojet. Di vetëm që ndodhi”, shtoi Finney.