Afrona Dika fejohet në heshtje, larg vëmendjes mediatike

Prej kohësh, publiku ka vërejtur se Afrona Dika ishte bërë më e rezervuar rreth jetës së saj personale. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj mediatike, dukej sikur kishte hyrë në një periudhë qetësie pa zhvillime të reja. Por e vërteta është ndryshe. Siç duket, Afrona ka zgjedhur që këtë pjesë të […]

Nëntor 3, 2025 - 10:30
 0
Afrona Dika fejohet në heshtje, larg vëmendjes mediatike

Prej kohësh, publiku ka vërejtur se Afrona Dika ishte bërë më e rezervuar rreth jetës së saj personale. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj mediatike, dukej sikur kishte hyrë në një periudhë qetësie pa zhvillime të reja.

Por e vërteta është ndryshe. Siç duket, Afrona ka zgjedhur që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg syrit publik – dhe arsyeja është mjaft e bukur: ajo është fejuar!

Në një postim të fundit në rrjete sociale, ajo ka ndarë një fotografi ku vërehet qartë një unazë përrallore në gishtin e saj, detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ndjekësve. Ky detaj la të kuptohet se statusi i saj ka ndryshuar, dhe burime për Prive By Liberta Spahiu e kanë konfirmuar lajmin e fejesës.

 Foto: Afrona Dika/Instagram

Megjithatë, identiteti i partnerit mbetet ende mister. Afrona nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi personin që i ka fituar zemrën, duke lënë hapësirë për shumë kureshtje e hamendje. Ajo duket se ka zgjedhur ta mbajë këtë raport privat dhe ta ndajë me publikun vetëm nëse e ndien të nevojshme.

Ndërkohë, përveç lumturisë në jetën personale, Afrona po përgatitet edhe për vazhdimin e suksesshëm të podcastit të saj, i cili është pritur mirë nga publiku. Me episode të reja në horizont, ajo pritet të sjellë intervista unike me personazhe të veçantë, duke i dhënë një tjetër dimension rrëfimeve të tyre.

 Foto: Afrona Dika/Instagram

Për momentin, ajo është e lumtur, e qetë dhe e përmbushur – si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.