Publikoi video duke gjuajtur me pistoletë e pushkë automatike! Arrestohet 51-vjeçari, policia po e kërkon edhe djalin e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar personin Xh.Q. (51) nga Cërnilishtja e komunës së Dollnenit, pasi një video të publikuar në rrjetet sociale të një personi i cili shihet duke gjuajtur me pushkë automatike dhe me pistoletë, shkruan TV21. Nga MPB shtojnë se gjithashtu po kërkohet edhe djali i 51-vjeçarit, personi […]

Prill 6, 2025 - 11:00
 0  5
Publikoi video duke gjuajtur me pistoletë e pushkë automatike! Arrestohet 51-vjeçari, policia po e kërkon edhe djalin e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar personin Xh.Q. (51) nga Cërnilishtja e komunës së Dollnenit, pasi një video të publikuar në rrjetet sociale të një personi i cili shihet duke gjuajtur me pushkë automatike dhe me pistoletë, shkruan TV21. Nga MPB shtojnë se gjithashtu po kërkohet edhe djali i 51-vjeçarit, personi me iniciale A.Q., kurse theksojnë se ndaj 51-vjeçarit është nisur procedurë për marrjen e lejes për armë.

“Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me video kamera të instaluar në shtëpi. Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi i ka poseduar armët me leje dhe përkohësisht i janë konfiskuar, pas së çka do të vijojë procedura për marrjen e lejes për armë”, thonë nga MPB.