Pandov: Është suspenduar polici i burgut që i dorëzoi celular Vasil Jovanovit
Polici i burgut i cili e ka dërguar celularin nga një qeli në tjetrën për të arritur te Vasil Jovanov është suspenduar, thotë drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në paraqitjen e mbrëmshme në “Top Tema” në televizionin Telma, ai ka shpjeguar se si celulari ka mbërritur te Vasil Jovanovi, i cili […]
Polici i burgut i cili e ka dërguar celularin nga një qeli në tjetrën për të arritur te Vasil Jovanov është suspenduar, thotë drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në paraqitjen e mbrëmshme në “Top Tema” në televizionin Telma, ai ka shpjeguar se si celulari ka mbërritur te Vasil Jovanovi, i cili ndodhet në paraburgim, pasi mbrëmjen e 29 janarit në bulevardin “Aradhat Partizane” goditi vajzën 22-vjeçare Frosina Kulakova, pesëmbëdhjetë minuta para mesnate”, dhe e cila iu nënshtrua plagëve të marra në vend, transmeton Portalb.mk.
“Që në momentin e parë kërkonte të sigurojë një celular. Bie në kontakt me një të ndaluar nga qelia fqinje dhe i kërkon 250 euro për atë telefon. Paratë i janë paguar vëllait të të ndaluarit nga qelia fqinje nga një anëtar i afërt i familjes së Vasil Jovanovit”, tha Pandov.
Pastaj, shtoi ai, bëjnë një skenë se në qelinë e Vasil Jovanovit dikush sëmuret dhe i bie sheqeri. Pastaj, nga qelia tjetër, ata ofrojnë të japin një kuti me ëmbëlsira.
Siç tha Pandovi, një polic i burgut e merr atë kuti dhe pa e kontrolluar, e çon në qelinë ku është Jovanovi.
Ai polic i burgut, tha Pandov, është suspenduar.
I pyetur nëse beson se dikush është sëmurur, Pandov është përgjigjur negativisht, duke shtuar se për të gjitha sendet që arrijnë te të paraburgosurit, “i hapen dyert” nga punonjësit e burgut.
“Kontrabandistët më të mëdhenj, më lejoni t’i quaj kështu, të telefonave, të drogës, të sendeve të paligjshme, janë të punësuar në burg. Askush nuk mund të më bindë ndryshe nga kjo. Një telefon 250 euro. Dje është shitur për 400 euro. Janë shumë para”, tha Pandov.
Përveç këtij polici të suspenduar, Pandov bën të ditur se një ditë pas tij me të njëjtën masë është përballur edhe një tjetër.
“Të nesërmen, kjo ka ndodhur të shtunën, të dielën, drejtori i burgut të Shkupit, Boban Utkovski, ka marrë informacion se një polic i burgut po shet telefon në paraburgimin e grave. Utkovski shkon në atë qeli, gjen telefonin, merr deklaratë nga i paraburgosuri dhe tani ai polic i burgut është suspenduar”, tha ai.
Pandov informon edhe për bastisjet e djeshme, të cilat janë kryer në 40 qeli, gjatë të cilave janë gjetur 70 celularë.
Bastisjet, siç tha ai, janë bërë nga 15 policë të burgjeve të njësisë së ndërhyrjes.
“Sot është bërë bastisje si më parë. Që në muajin e parë kam bërë presion te drejtorët që të bëjnë bastisje dhe po bëhet. Megjithatë, për fat të keq, ajo që është gjetur gjatë atyre kërkimeve janë disa telefona të shpenzuar, kabllo që nuk janë më funksionale. Ndërkohë u formua një njësi ndërhyrjeje. Janë dy të tilla. Njëri është në burgun e Idrizovës, ndërsa tjetri në Shtip. Ata tani janë të ndarë, formalisht dhe ligjërisht presim të kalojë punësimi sepse duhet të avancohen në atë njësi, por ata janë duke punuar dhe si të tillë ne kemi të drejtë t’i përdorim tani. Sot 15 policë të burgjeve, të cilët nuk janë nga burgu i Shutkës, kanë bastisur 40 qeli dhe kanë gjetur 70 celularë”, shtoi Pandov.
Duke theksuar se që kur është bërë drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, janë bërë 100 procedime disiplinore ndaj punonjësve të burgjeve.
“Në prokurori ka procedim, 32 kallëzime dhe procedime ndaj punonjësve të burgjeve. Që kur jemi ne si drejtues të rinj, unë si drejtor i Drejtorisë pë Ekzekutimin e Sanksioneve dhe drejtorët e burgjeve të tjera, janë bërë 100 ankesa disiplinore ndaj punonjësve të policisë së burgjeve. Disa prej tyre janë suspenduar, nuk janë më në punë”, tha Pandov.
Në procedurën e zhvilluar në Prokurori, Pandov tha se ka punonjës të të gjitha kalibrave.
Ndërkohë dje, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dje mori vendim për shkarkimin nga anëtarësimi në një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqtaren, emri i të cilës po diskutohet në opinion, për shqiptimin e masës edukative Vasil Jovanovit. Gjyqtarja ishte pjesë e grupit të punës që u formua në dhjetor 2020 për ndryshimin e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal, me të cilin presim që të eliminohen pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet në 2023.
E njëjta gjytare, autorit të veprës Vasil Jovanov, paraprakisht i kishte shqiptuar vetëm masë edukative për dy vepra.
Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022 nga po i njëjti person, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.