Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula ka reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese Kosovës, duke thënë se e njëjta ka dështuar të mbrojë Kushtetutën dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizës parlamentare që ka bllokuar funksionalizimin e Kuvendit. Në një postim në Facebook, Pula shprehet se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të

qershor 30, 2025 - 10:30
 0  4
Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend
Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend

Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula ka reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese Kosovës, duke thënë se e njëjta ka dështuar të mbrojë Kushtetutën dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizës parlamentare që ka bllokuar funksionalizimin e Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Pula shprehet se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit “nuk prodhoi jurisprudencë të kërkuar” dhe “nuk e fuqizoi funksionimin parlamentar”.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk i udhëzoi deputetët si të veprojnë, nuk e mundësoi funksionalizimin e Kuvendit, nuk i adresoi shkeljet dhe nuk e zgjodhi as ngërçin,” shkruan Pula.

Ai përshkruan edhe zhvillimet në Kuvend më 15 prill, kur nisi seanca konstituive për zgjedhjen e kryesisë, por që mbeti e papërfunduar për shkak të mospajtimeve mbi procedurën e votimit.

“Procedura u fillua me votim të hapur, por më vonë kryesuesi propozoi votim të fshehtë – për rezultat, një numër deputetësh nuk marrin pjesë në votim dhe seanca konstituive mbetet e papërfunduar!” shkruan Pula.

Ai rikujton se më 12 maj, një grup deputetësh i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetje që lidhen me drejtimin e seancës dhe me përputhshmërinë e funksioneve të disa deputetëve që ushtrojnë edhe poste ekzekutive. Por sipas Pulës, Gjykata nuk dha përgjigje thelbësore.

“Kërkesën e deputetëve nuk e shpalli të papranueshme – e pranoi, por në thelb nuk e gjykoi,” shkruan ai.

“Gjykata nuk e gjykoi papajtueshmërinë e funksioneve të deputetëve me detyrat ekzekutive, dhe as nuk ofroi udhërrëfyes për përfundimin e seancës konstituive,” thekson më tej Pula.

Aktgjykimi KO124/25, sipas tij, veçse përcakton një afat 30-ditor për përfundimin e seancës, por nuk jep udhëzime për veprimet që duhen ndërmarrë në rast të një tjetër bllokade.

Pula e përmbledh qëndrimin e tij duke thënë se:“Gjykata Kushtetuese me aktgjykim nuk gjykoi!”