Punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor, 19 vende, këto janë rrogat?

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes shpalljeve publike, kërkon gjithsej 19 kandidatë që do të punësohen në këtë institucion në periudhën e ardhshme. Shpalljet janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë, përcjell INA. Kërkohen persona të interesuar për pozita si: kontrollorë, referent për paraqitje dhe çregjistrime, arkivist, bashkëpunëtor […]

Prill 15, 2026 - 17:30
Punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor, 19 vende, këto janë rrogat?

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes shpalljeve publike, kërkon gjithsej 19 kandidatë që do të punësohen në këtë institucion në periudhën e ardhshme.

Shpalljet janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë, përcjell INA.

Kërkohen persona të interesuar për pozita si: kontrollorë, referent për paraqitje dhe çregjistrime, arkivist, bashkëpunëtor për kontroll në institucionet shëndetësore, bashkëpunëtorë profesionalë, etj.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët janë të ngjashme me ato të shumicës së vendeve në administratën shtetërore: të jenë shtetas të Maqedonisë, të njohin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë madhorë, të aftë për punë dhe pa ndalim gjyqësor për ushtrimin e profesionit.

Gjithashtu kërkohet: njohje aktive e programeve kompjuterike për punë zyre, provim i dhënë për administratë publike, si dhe njohje e një gjuhe të huaj (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht).

Për shumicën e pozitave kërkohet arsim i lartë dhe përvojë pune nga një deri në tre vjet.

Sipas shpalljes, pagat variojnë nga rreth 32.000 denarë neto në muaj deri në 43.000 denarë.

Një nga pozitat është “Kontrollor” në departamentin e kontrollit në Shkup, ku kërkohen të paktën 2 vite përvojë pune dhe paga neto është 42.515 denarë.

Gjithashtu kërkohet “Referent për paraqitje dhe çregjistrime” në Shkup, për të cilin nevojitet të paktën një vit përvojë pune. Paga mujore për këtë pozitë është 33.503 denarë.

Pozita e “Arkivistit” kërkon minimum dy vite përvojë pune, ndërsa paga është 35.769 denarë.

Pagën më të lartë do ta kenë kandidatët për pozitën “Kontrollor republikan”, ku kërkohen dy persona. Ata do të punojnë në qendër dhe do të marrin pagë prej 45.334 denarë. Për këtë pozitë kërkohet të paktën tre vite përvojë pune.

Po ashtu kërkohet “Bashkëpunëtor profesional për çështje juridike nga sigurimi shëndetësor” në Manastir, me dy vite përvojë pune dhe pagë mujore prej 41.608 denarë.

Për më shumë detaje mbi pozitat dhe kushtet, kandidatët mund të informohen në faqen e Agjencisë për Administratë.

Orari i punës për të gjitha pozitat është standard: 8 orë në ditë, nga e hëna deri të premten.

Të interesuarit duhet të aplikojnë sa më shpejt, pasi afati i fundit për aplikim është 18 prill.(INA)