Pyet BDI: Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive?

Ndërsa opinioni publik pret që partitë në pushtet të ndalojnë heshtjen dhe frikën lidhur me kërkesën tonë për veting të politikanëve të 30 viteve të fundit, sot BDI përsërit thirrjen The post Pyet BDI: Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 21, 2024 - 15:00
 0  3
Pyet BDI: Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive?

Ndërsa opinioni publik pret që partitë në pushtet të ndalojnë heshtjen dhe frikën lidhur me kërkesën tonë për veting të politikanëve të 30 viteve të fundit, sot BDI përsërit thirrjen e saj për miratimin e Ligjit për masa restriktive ndaj personave të sanksionuar nga SHBA, pyesin nga partia e Ali Ahmetit. 

Ky ligj, i propozuar nga BDI dhe i miratuar në qeveri, është një hap i domosdoshëm për vendosjen e drejtësisë së barabartë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. 

Ligji kufizon aktivitetet ekonomike e politike të personave të sanksionuar, duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. 

BDI ka ndërmarrë hapa të qarta për të mbështetur zbatimin e sanksioneve të SHBA dhe ka nisur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, një hap kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare.

Për fat të keq, Qeveria pa legjitimitet etnik e VMRO-DPMNE-së po e bllokon këtë ligj me qëllim, duke treguar se janë në shërbim të oligarkëve dhe interesave të ngushta personale, në vend që të punojnë për qytetarët. 

Asnjë parti politike nuk mund të mbahet përgjegjëse kolektivisht për veprimet e individëve të caktuar, por të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për politikat që miratojmë dhe për forcimin e sundimit të ligjit. 

Prandaj, BDI sfidon hapur VMRO-DPMNE-në në dhe partnerët e saj të rikthejnë Ligjin për masa restriktive dhe ta miratojnë pa vonesa. 

Çdo refuzim apo zvarritje e mëtejshme është një dëshmi e qartë e angazhimit të tyre për të mbrojtur interesat e oligarkëve dhe për të minuar luftën kundër korrupsionit. 

BDI do të vazhdojë të insistojë për miratimin e këtij ligji dhe për ndërtimin e një shteti ku drejtësia është e barabartë për të gjithë e jo intrument për revanshizëm politik, thonë nga BDI.

The post Pyet BDI: Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .