Taravari: Mendoj se është koha që ata që ishin vendosur kundër z.Kurti, t’i japin mundësinë e njohjes
Kreu i ASH, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka shkruar sërish për zgjedhjet në Kosovë, përcjell TV21. Taravari ka thurur lavde për kreun e LVV-së. Albin Kurtin, ndërkaq thotë se është koha që ata që ishin vendosur kundër Kurtit, t’i japin atij mundësinë e njohjes. Shkrimi i plotë i Taravarit: Zgjedhjet 2025 në Kosovë […]
![Taravari: Mendoj se është koha që ata që ishin vendosur kundër z.Kurti, t’i japin mundësinë e njohjes](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurti-taravari.jpeg)
Kreu i ASH, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka shkruar sërish për zgjedhjet në Kosovë, përcjell TV21. Taravari ka thurur lavde për kreun e LVV-së. Albin Kurtin, ndërkaq thotë se është koha që ata që ishin vendosur kundër Kurtit, t’i japin atij mundësinë e njohjes.
Shkrimi i plotë i Taravarit:
Zgjedhjet 2025 në Kosovë ishin një bast i cili mori përmasa ndërkombëtare. E kujt do t’i kishte shkuar në mendje se në opozitën ndaj z.Kurti do të mobilizohen kaq shumë faktorë dhe mbi të gjitha disa prej tyre kaq të fuqishëm. Zakonisht shqiptarët i ka vënë historia përballë sfidave të mëdha, por është shumë interesant se ky zakon vazhdon.
Fitorja e z.Kurti dhe e Vetëvendosjes do të mbahet mend gjatë. Sipas atyre që e kundërshtonin (deputetët e Listës Serbe nuk ishin asgjë para egërsisë dhe mllefit sui generis të disa të të tjerëve), pra sipas formulës “të gjithë kundër Kurtit”, atëherë sot, secilit që ka rregulla dhe i respekton i takon të thotë se Kurti Fitoi Mbi të Gjithë!
Duke pasur rastin ta njoh nga afër dhe në orë të vështira politike, kam arritur të kuptoj natyrën e tij. Një burrë I ndershëm si Kurti me atdheun dhe shtetin mision është një realitet i mrekullueshëm që populli e ka kuptuar ndaj e votoi.
Mendoj se është koha që ata që ishin vendosur kundër z.Kurti t’i japin mundësinë e njohjes, dhe me siguri që ata që do të kenë guximin dhe dëshirën e mirë për ta bërë këtë, do të njohin burrin e ndershëm e të përkushtuar që njoh unë dhe ata miliona shqiptarë anembamë botës që e duan z.Kurti!
Jam besimplot se z.Kurti është nga ata politikanë të rrallë që qartësisht do e kuptoi se kur do i vij ora e ikjes, por sot ai është në vendin e duhur dhe kohën e duhur, ndaj le ta urojmë drejt më të mirës në misionin e tij, t’i shtrëngojmë dorën e t’i themi:
Punë të mbarë z.Kryeministër!