Qeveria do të blejë njëqind automjete të reja të ndihmës së shpejtë në vlerë prej 7.5 milionë euro
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në konkluzionin e seancës qeveritare, ka shpallur zyrtarisht furnizimin publik për blerjen e njëqind automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se këto mjete do të jenë të pajisura me aparaturë mjekësore të avancuar dhe do të shpërndahen nëpër institucionet shëndetësore […]
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në konkluzionin e seancës qeveritare, ka shpallur zyrtarisht furnizimin publik për blerjen e njëqind automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se këto mjete do të jenë të pajisura me aparaturë mjekësore të avancuar dhe do të shpërndahen nëpër institucionet shëndetësore publike në të gjithë vendin. Ky investim synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet e sistemit shëndetësor për reagim në raste urgjente, duke mundësuar ndërhyrje më të shpejta dhe transport më efikas të pacientëve drejt spitaleve.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se ky hap do të sigurojë një mbulim më të mirë me shërbime mjekësore në të gjitha zonat, me fokus të veçantë në mjediset rurale. Vlera totale e këtij investimi kapital kap shifrën prej 461.250.000 denarë, apo rreth 7.5 milionë euro, ndërsa aktualisht është i hapur afati ligjor për dorëzimin e ofertave nga kompanitë e interesuara. Sipas dikasterit të shëndetësisë, ky projekt nuk është një veprim i izoluar, por pjesë e një procesi më të gjerë për modernizimin e ndihmës së shpejtë dhe forcimin e aftësive operative të sistemit për t’iu përgjigjur me strukturë dhe shpejtësi situatave të krizës.