Qoku: Humbja e Orbanit, fitore për demokracinë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Hungari, duke e cilësuar humbjen e Viktor Orbán si një lajm pozitiv për demokracinë në Evropë. Sipas Qokut, ky rezultat dëshmon se edhe regjimet që duken të konsoliduara mund të sfidohen dhe të mposhten përmes vullnetit të qytetarëve. Ai vlerëson se […]

Prill 13, 2026 - 01:30
Qoku: Humbja e Orbanit, fitore për demokracinë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Hungari, duke e cilësuar humbjen e Viktor Orbán si një lajm pozitiv për demokracinë në Evropë.

Sipas Qokut, ky rezultat dëshmon se edhe regjimet që duken të konsoliduara mund të sfidohen dhe të mposhten përmes vullnetit të qytetarëve. Ai vlerëson se ky zhvillim është inkurajues për forcat progresiste në Bashkimi Evropian dhe më gjerë në kontinent.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se humbja e Orbanit përbën një lajm të keq për regjimet autoritare, të cilat, sipas tij, gjithnjë e më shumë funksionojnë mbi bazën e një solidariteti të ndërsjellë, përtej dallimeve ideologjike.

Qoku nënvizon se rasti i Orbanit tregon qartë një transformim të gjeopolitikës moderne, ku nuk dominojnë më doktrinat klasike, por një rrjet mbështetjesh mes liderësh me prirje autoritare që synojnë të qëndrojnë në pushtet. Në këtë kontekst, ai përmend mbështetjen që Orbán ka pasur nga Donald Trump dhe Vladimir Putin, si dhe nga liderë rajonalë si Aleksandar Vučić.

Në fund, deputeti i VLEN-it thekson se këto zgjedhje janë një rikujtim i fortë se demokracia nuk është e garantuar, por kërkon angazhim, punë dhe përgjegjësi të vazhdueshme. Ai veçon gjithashtu rolin e rëndësishëm të diasporës hungareze në këtë proces dhe apelon që një energji e tillë të shfrytëzohet edhe në Maqedonia e Veriut. (INA)