Rama: Do krijojmë një kompani shtetërore për naftën me Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me socilistët në Njësinë nr. 4 në Tiranë, ku u ndal te çështjet ekonomike dhe procesi i integrimit. Në lidhje me situatën e karburanteve, si njoftoi se qeveria po krijon një kompani shtetërore në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku shteti shqiptar do të ketë shumicën e aksioneve. Sipas […]

Prill 1, 2026 - 19:30
Rama: Do krijojmë një kompani shtetërore për naftën me Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me socilistët në Njësinë nr. 4 në Tiranë, ku u ndal te çështjet ekonomike dhe procesi i integrimit.

Në lidhje me situatën e karburanteve, si njoftoi se qeveria po krijon një kompani shtetërore në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku shteti shqiptar do të ketë shumicën e aksioneve. Sipas tij, kjo kompani do të merret me markimin dhe gjurmimin e karburantit për të luftuar kontrabandën dhe për të rritur kontrollin në treg.

Kryeministri tha se një pjesë e karburantit aktualisht qarkullon jashtë kontrollit të shtetit, duke sjellë humbje ekonomike dhe fitime të padrejta për distributorët.

Ai shtoi se sistemi i ri i markimit do të jetë i pamundur për t’u manipuluar dhe do të ndihmojë në vendosjen e çmimeve më të drejta, të bazuara në tregjet ndërkombëtare.

“Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por edhe një problem përtej nesh. Ajo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit e ka ngritur çmimin shumë gjithandej. Ne do hyjmë në tregun e naftës me faktor shtetëror, me kompani publike. Konsumatorët tanë nuk do paguajnë më shumë.

Kemi pasur edhe një naftë që dikur markohej, por ajo ishte një bojë që manipulohej lehtësisht dhe ndikonte te kontrabanda. Tani kemi krijuar një kompani me Emiratet e Bashkuara Arabe, është çështje një ose dy muajsh, dhe do nxjerrim një bojë të pamanipulueshme.

Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit, por edhe naftë tranzit që përfundon në treg në mënyrë ilegale. Kompania do të vendosë rregulla që çmimi të mos jetë arbitrar, por i bazuar te bursa. Distributorët do të fitojnë, por jo të stërfitojnë.

Në krahasim me vendet e tjera, ne kemi rekordin e hapjes së kapitujve të negociatave. Detyra jonë është të qeverisim dhe t’ju informojmë.”, tha Rama.