Berisha në Kongresin e PPE: Narkoshteti është kthyer në makineri zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij sot në samitin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Valencia të Spanjës. Në deklaratat e tij, Berisha e cilësoi Ramën si një “narkodiktator”, duke e akuzuar për shtypje të lirisë së fjalës, përndjekje të opozitës dhe lidhje me krimin e organizuar. “Ai bllokoi […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij sot në samitin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Valencia të Spanjës. Në deklaratat e tij, Berisha e cilësoi Ramën si një “narkodiktator”, duke e akuzuar për shtypje të lirisë së fjalës, përndjekje të opozitës dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Ai bllokoi TikTok-un për ta kthyer Shqipërinë në një version të Terehanit apo Kabulit. Tre kryetarë opozitarë janë arrestuar vetëm sepse janë kundërshtarë politikë. Fredi Beleri u ndëshkua sepse refuzoi t’i jepte tokë familjes së Ramës,” tha Berisha para delegatëve të EPP-së.
Ai përmendi gjithashtu çështjen McGonigal, duke akuzuar Ramën se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për të vepruar kundër opozitës shqiptare. “Nuk ishte i vetmi që mori ryshfet për këtë qëllim,” shtoi ai.
Berisha ngriti alarmin edhe për situatën sociale dhe demografike në vend, duke deklaruar se Shqipëria ka sot një nga normat më të ulëta të lindjeve në botë, dhe është shndërruar në një eksportues të krimit ndërkombëtar.
Sa i përket zgjedhjeve, ai akuzoi qeverinë për mbylljen e debateve televizive dhe shpërndarje dhuratash për pensionistët, duke e quajtur këtë një “makineri zgjedhore të narkoshtetit”.