Kryeministri Rama nesër në Britanin e Madhe, takim me shqiptarët e Londrës

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Londër, ku do të zhvillojë takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se njofton se takimi  do të nisë në orën 12:00, me atë lokale. Postimi i kryesocialistit: “Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën […]

Nëntor 23, 2024 - 18:00
 0  7
Kryeministri Rama nesër në Britanin e Madhe, takim me shqiptarët e Londrës

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Londër, ku do të zhvillojë takimin e radhës me shqiptarët e diasporës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se njofton se takimi  do të nisë në orën 12:00, me atë lokale.

Postimi i kryesocialistit:

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030.”

Ky takim i Edi Ramës në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor. Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në pranverën e vitit të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.

Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri i ka bërë thirrje emigrantëve që të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.