Rama: Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje. Sipas Ramës kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit. ‘’Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje

Nëntor 25, 2024 - 12:00
 0  5
Rama: Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
rama:-per-viktimat-e-dhunes-ne-familje,-kemi-krijuar-programe-te-vecanta-per-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-financiare

rama:-per-viktimat-e-dhunes-ne-familje,-kemi-krijuar-programe-te-vecanta-per-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-financiare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Sipas Ramës kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit.

‘’Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare.Këshillime psiko-sociale, udhëzime ligjore, dhe strehim i sigurt – të gjitha ofrohen nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Kryeqytetit, për një fillim të ri’’, ka shkruar Rama.

Krejt kjo në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.