Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar!
S`ka hapësirë për panik dhe qytetarët mund të jenë të qetë, ka deklaruar Drejtori I Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, pasi autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se në Kosovë The post Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
S`ka hapësirë për panik dhe qytetarët mund të jenë të qetë, ka deklaruar Drejtori I Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, pasi autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunëve.
Cana theksoi se është njoftuar me rastin në Kosovë dhe se ka biseduar me Drejtorin e Klinikës Infektive në Prishtinë, nga ku ka marrë informacione se pacienti është në situatë stabile dhe se situate është nën kontroll.
Për rastin në Kosovë tha se është I izoluar respektivisht se personi i infektuar një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit.
Sipas Canës, autoritetet shëndetësor kanë kapacitete që të përballen me këtë sëmundje, nëse paraqitet edhe në vendin tonë.
Lija e majmunit është sëmundje virusale që lehtë transmetohet nga njerëzit dhe kafshët e infektuara.
The post Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .