Në Klinikën Infektive ka mungesë prej 100 kuadrosh, në RMV nuk ka mjaftueshëm infektologë!
Rajonalizimi është i pashmangshëm dhe në shumicën e qendrave më të vogla do të ketë poliklinika që do të jenë klinika ditore, objektet spitalore do të ketë në disa qendra The post Në Klinikën Infektive ka mungesë prej 100 kuadrosh, në RMV nuk ka mjaftueshëm infektologë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rajonalizimi është i pashmangshëm dhe në shumicën e qendrave më të vogla do të ketë poliklinika që do të jenë klinika ditore, objektet spitalore do të ketë në disa qendra rajonale. Këto qendra do të duhet të jenë të pajisura me personel me kapacitete të plota. Disa objekte do të mbyllen, por jo duke pushuar nga puna, por duke u bashkuar me objekte të tjera, thotë drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, përcjell Flaka Media.
Sipas tij, Klinikës për sëmundje infektive në Shkup i mungojnë 100 punëtorë, por edhe nëse ato vende të aprovohen tani, askush nuk do të punësohet, tha në konferencën e sotme për media, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor (FSHF), Sasho Klekovski, duke theksuar se gjendja me mungesën e kuadrit të infektologëve është kritike.
Sipas tij, ikja e personelit mjekësor ka ndodhur gjatë pandemisë së COVID-19, dhe se ka pak interes për t’u specializuar në sëmundjet infektive.
“Në disa spitale kemi ngecur me mjekë që dalin në pension në moshën 67-vjeçare. Ne duhet të sigurojmë një kapacitet minimal me programin e specializimit si dhe me motivimin e stafit. Jemi në komunikim me Ministrinë e Shëndetësisë, me drejtorin e Klinikës Infektive, me Ministrinë e Financave. Problemi i Infektologëve shkon aq larg sa edhe nëse miratohen 100 vende pune tani, askush nuk do të punësohet”, ka thënë Klekovski.
Megjithatë, ai shtoi se problemi me mungesën e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë është global dhe jo vetëm në vendin tonë.
“Koncepti ynë i kujdesit shëndetësor është i vjetëruar dhe është bërë shumë kohë më parë. Duhet të rimendojmë të gjithë konceptin. Për shembull, nëse Ambulanca duhet të punojë me mjekë ose ndihmësmjekë. Ky koncept u krijua 15 vite më parë, kur kishte papunësi të lartë. Tani nuk ka njeri që të punësohet në këto vende të punës. Rajonalizimi është i pashmangshëm dhe në shumicën e qendrave më të vogla do të ketë poliklinika që do të jenë klinika ditore, ambiente spitalore që janë në disa qendra rajonale. Është e pashmangshme. Këto qendra do të duhet të jenë të pajisura me personel dhe kapacitete të plota. “Do të mbyllen disa objekte, por jo me shkarkimin e stafit, por duke u bashkuar me objekte të tjera”. thotë ai.
Klekovski paralajmëroi edhe ndryshime në monitorimin e barnave spitalore në listën pozitive, sepse për momentin konsideron se monitorimi nuk është i mirë dhe nuk ka shënime të sakta se sa janë shpenzuar dhe ku.
“Të dhënat e barnave në listën pozitive në barnatore mbahen dhe janë të sakta. Por nuk ka asnjë të dhënë se cili është konsumi i barnave spitalore në listën pozitive. Terapia e shtrenjtë biologjike monitorohet mirë dhe është me një buxhet të kushtëzuar. Është një grup pune nga të gjitha institucionet që duhet të bien dakord për të thjeshtuar mënyrën e monitorimit dhe regjistrimit për të marrë të dhëna të sakta se cilat dhe sa barna konsumohen në spitale”, tha drejtori i FSSH-së.
Sipas tij, nëse nga lista pozitive hiqen barnat më të lira se 100 denarë, atëherë për barnat më të reja dhe më të shtrenjta do të liroheshin 800 milionë denarë.
Ai bëri të ditur se pakoja bazë specialistike për pacientë do të shtrenjtohet për 10 apo 15 denarë. Tani çmimi i ekzaminimit bazë specialistik është 380 denarë.
Klekovski thotë se do të ketë rritje të kapitacionit për kujdesin parësor shëndetësor, ku përveç mjekëve familjarë përfshihen edhe gjinekologë dhe stomatologë, por nuk ka treguar një shumë të caktuar, sepse tha, se negociatat janë në vazhdim e sipër. Flaka Media
The post Në Klinikën Infektive ka mungesë prej 100 kuadrosh, në RMV nuk ka mjaftueshëm infektologë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .