Reagim pas reagimi, Osmani: Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!
Instituti për Hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike ka përgënjeshtruar pohimet e BDI-së, se kanë mbështetje të dyfishtë nga të gjitha partitë tjera politike shqiptare bashkë. Nga ky institut thonë se publikimet The post Reagim pas reagimi, Osmani: Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Instituti për Hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike ka përgënjeshtruar pohimet e BDI-së, se kanë mbështetje të dyfishtë nga të gjitha partitë tjera politike shqiptare bashkë.
Nga ky institut thonë se publikimet e BDI-së në Facebook më 24 janar, në mënyrë jo të besueshme i transmetojnë rezultatet e anketës së tyre të publikuar më 22 janar.
“Rezultatet në postimet e lartëpërmendura në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si rejtingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për pohimet se një pjesë e konsiderueshme e popullatës mbështet BDI-në. Është e qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsi me partitë për vetëm një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (diçka mbi 40 përqind nga sondazhi i përgjithshëm), e dhënë e cila nuk është përmendur në publikimet e partisë politike BDI.”
Por, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka ironizuar me interpretimin e anketës, teksa ka bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme të qartësojnë dilemat.
“Çfarë gabimi paskemi bërë! Pyetjen “Me cilën parti jeni më të afërt” e paskemi lexuar si “Cilën parti e mbështesni.” Na falni për këtë interpretim kaq të vështirë për ta kuptuar! Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!”
Kanë reaguar edhe nga VLEN. Sipas tyre, Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike demantoi anketën e BDI-së.
Nga VLEN thonë se është koha që BDI të përballet me pasojat e dështimeve të saj dhe të kuptojë se propaganda dhe manipulimi nuk janë më mjete të mjaftueshme për të mbijetuar politikisht.
The post Reagim pas reagimi, Osmani: Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .