EVN, institucionet e shtetit vihen në lëvizje për të vënë nën kontroll matjen e konsumit të energjisë
Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do The post EVN, institucionet e shtetit vihen në lëvizje për të vënë nën kontroll matjen e konsumit të energjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë.
Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.
“Bëhet fjalë për një makineri – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët”, thonë nga Ministria.
Nga Ministria shtojnë se do të nënshkruhet tender për kontroll të funksionalitetit dhe për trajnim të të punësuarve.
“Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë në mënyrë të pavarur saktësinë e matësve të tyre, direkt në institucion shtetëror. Kjo do të lejojë që çdo dyshim për faturim të gabuar të verifikohet me matje të sakta dhe zyrtare, ku qytetarët të marrin një përgjigje të qartë për gjendjen e instrumentit të tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të përfaqësojë një mekanizëm shtesë të kontrollit mbi kompanitë që instalojnë dhe mirëmbajnë matësit”, shtojnë nga Ministria e Energjetikës.
Kohëvë të fundit janë mijëra qytetarë që ankohen për faturat enorme të energjisë së harxhuar elektrike. Ato ankohen që faturat janë të larta dhe madje paralajmërojnë protesta kundër EVN-së.
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i qytetarëve kanë marrë fatura jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, por se matësit kanë treguar konsum më të madh, gjegjësisht leximi është në pyetje.
Ai shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët, për këtë arsye është parashikuar konsumi. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë-së deklaroi se qytetarët që ankohen kanë të drejtë dhe deri tani ankesave të tyre I është përgjigjur pozitivishtë komisoni rregullator dhe EVN tani është e detyruar ti korigjoj faturat e tyre.
Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.
Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët ankohen dhe ankesat e tyre pranohen!
Të mllefosur dhe shumë të dëshpëruar qytetarët e vendit shprehin revoltën për faturat e larta të energjisë elektrike të cilat u kanë arritur muajve të fundit. Ata të pakënaqur thonë se paguajnë fatura shumë të larta në krahasim me të ardhurat mujore.
“Ajo që ka bërë furnizuesi universal është se padyshim ka një parashikim të konsumit, ka gabime dhe qytetarët me të drejtë janë të pakënaqur. Këtë vit kemi 99 ankesa, ose më mirë ankesa për faturat e energjisë elektrike. Këto janë situata kur EVN-ja fillimisht u ka thënë qytetarëve se faturat e tyre janë në rregull, kështu që ata janë drejtuar tek ne. Tani kemi filluar të marrim vendime për 10 ditë kemi më shumë se 10 vendime dhe shumica janë pozitive për qytetarët dhe EVN Home është udhëzuar që t’i korrigjojë” – tha Bislimovski.
Gishtin mbi këtë çështje ata ia drejtojnë qeverisë për të cilën thonë se duhet të mendojnë për popullin e varfër që kanë e jo vetëm për xhepat e tyre. Ata madje thonë se ka fatura që janë afër 50.000 denarë, më shumë se 2 paga minimale dhe për të cilat një familje disa anëtarëshe mund të ngelet edhe pa kafshatën e gojës. Flaka Media
The post EVN, institucionet e shtetit vihen në lëvizje për të vënë nën kontroll matjen e konsumit të energjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .