Sondazhi, reagon Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike
Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në rrjetet sociale u lavdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit The post Sondazhi, reagon Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në rrjetet sociale u lavdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit ti IHSPJ-së se kanë mbështetje dyfish më të madhe nga të gjithë partitë e tjera etnike shqiptare së bashku, por megjithatë, nuk janë në qeveri.
Nga IHSPJ thonë se publikimet e BDI-së në Fejsbuk më 24 janar të vitit 2025 në mënyrë jo të besueshme i transmetojnë rezultatet nga sondazhi i tyre i publikuar dy ditë më parë, më 22 janar të vitit 2025.
“Rezultatet e transmetuara në publikimet e theksuara në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si rejtingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për pohim se pjesë e konsiderueshme e mbështet partinë politike BDI”, janë decid nga IHSPJ.
Ata shpjeguan se rezultatet u dedikohen afërsisë së një pjese të të anketuarve me partitë.
“Përqindjet e prezantuara janë nxjerrë vetëm nga një pjesë e të anketuarve (rreth 40 përqind) të cilët fillimisht kanë njoftuar se janë të afërt me ndonjë parti politike. Në pyetjen e ardhshme, vetëm ata të anketuar janë pyetur që ta zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar me rezultat për afërsi të një pjese të popullatës me partitë, e jo me rezultat për rejting partiak i cili u dedikohet popullatës së tërësishme”, thonë nga Instituti.
Nga atje, ata konsiderojnë se dezinformimi i këtillë i opinionit krijon dëm të drejtpërdrejtë në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil që të kontribuojnë drejt krijimit të debatit të shëndosh politik të bazuar në dëshmi.
“Është e qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsi me partitë për vetëm një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (diçka mbi 40 përqind nga sondazhi i përgjithshëm), e dhënë e cila nuk është përmendur në publikimet e partisë politike BDI”, thonë nga IHSPJ.
Instituti kërkoi nga aktorët relevant të përmbahen nga përhapja e dezinformatave ndaj opinionit.
Rezultatet nga sondazhi janë të qasshme në këtë link.
The post Sondazhi, reagon Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .