Reagon Sami Lushtaku: Hashim Thaçi burrështetas që përfaqëson një epokë të tërë, historia nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar deputetit të Vetëvedoshjes Fatos Geci, me një fotografi të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaci. Sipas Lushtakut, Thaçi është vetë historia e Kosovës. “Një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë

Prill 23, 2026 - 13:00
Reagon Sami Lushtaku: Hashim Thaçi burrështetas që përfaqëson një epokë të tërë, historia nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit
reagon-sami-lushtaku:-hashim-thaci-burreshtetas-qe-perfaqeson-nje-epoke-te-tere,-historia-nuk-i-fal-ata-qe-zgjedhin-anen-e-turpit

reagon-sami-lushtaku:-hashim-thaci-burreshtetas-qe-perfaqeson-nje-epoke-te-tere,-historia-nuk-i-fal-ata-qe-zgjedhin-anen-e-turpit

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar deputetit të Vetëvedoshjes Fatos Geci, me një fotografi të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaci.

Sipas Lushtakut, Thaçi është vetë historia e Kosovës.

“Një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re”, ka shkruar Lushtaku.

Ai thotë se është krenar që ka bashkudhëtuar me Thacin, në luftë dhe në paqe.

“…në ditë të vështira e në momente historike. Krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në anën e duhur të historisë, aty ku qëndron dinjiteti, sakrifica, krenaria dhe e vërteta. Sepse historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, ashtu siç nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit”.

“Me respekt e besim të thellë, të presim krahapur dhe me kokën lart, ashtu siç i ka hije atyre që qëndrojnë drejt para historisë!”.

Reagimi vjen pas deklaratës së djeshme të deputetit Geci në Kuvendin e Kosovës e krahasoi Hashim Thaçin me Naim Murselin, duke kërkuar burg të përjetshëm për të.

Deputeti i VV-së deklaroi ndër tjera: “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

Në seancë, reagim pati Vlora Çitaku nga PDK-ja, e cila tha se këtij deputeti duhet t’i vie turp.

Vdes Rexhep Qosja, nipi i tij e jep lajmin: U varros në praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë
Read more