Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u gjend në një situatë të tensionuar si pasojë e një kamere të fshehtë, e cila mund të kishte sjellë pasoja të rënda. Teksa ai po konsumonte një kafe në një lokal, tre persona iu afruan papritur dhe i kërkuan llogari për komentet e tij lidhur me Gjestin […]

Mars 9, 2025 - 18:00
 0  5
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u gjend në një situatë të tensionuar si pasojë e një kamere të fshehtë, e cila mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Teksa ai po konsumonte një kafe në një lokal, tre persona iu afruan papritur dhe i kërkuan llogari për komentet e tij lidhur me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Situata degjeneroi në një konfrontim të ashpër, duke e detyruar Zebërvokin të nxjerrë armën, një veprim që u bë objekt i shumë diskutimeve në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes, aktori reagoi publikisht, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të emocioneve në situata të tensionuara.

Ai shprehu mirënjohjen për eksperiencën dhe aftësitë e fituara ndër vite, të cilat e ndihmuan ta përballojë situatën pa pasoja fatale.

Reagimi i tij i plotë:

Ne lidhje me kameren e fshehte qe mu bo i jam shume mirenjohes experiences nder vite te punes time qe e du aq shume sepse nepermjet profesionalizmit dhe pergatitjes psikologjike e fizike, arrita te menaxhoj me se miri nje situate qe ne dukje me kercenonte sigurine time por qe mund te kishte qene fatale per persona te tjere.
Ne aq shume situata te ngjashme sa me ka perplas kjo pune kam arrit te kuptoj rendesine e momentit dhe ruajtjen e gjakftohtesise dhe vigjilences ne cdo lloj rrethane.

Andaj do ju lutesha te gjitheve ju qe jeta mund tju perplase ne situata te nderlikueme mos beni veprimin e fundit te parin sepse historia ka tregu qe per cfare dikush ka bere ne nerva e siper ne nje sekond i duhet ti jete pishman gjithe jeten.

Ruani durimin duke marre masa per ruajtjen e sigurise se vetes suaj dhe jini largpames ne cdo situate e mendoni per veten tuaj e njerezit tuaj te zemres sepse momenti nuk te fal!

Zoti na rujt e na bofte te durueshem…