Reforma brenda BDI-së, Ademi: Nëse verifikohen parregullsi, do të ketë masa rigoroze

Bashkimi Demokratik për Integrim dje njoftoi fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe Kryesia e Partisë. E ndërkryeri i kësaj parti, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të ketë masa rigoroze si […]

shkurt 14, 2025 - 17:00
 0  5
Reforma brenda BDI-së, Ademi: Nëse verifikohen parregullsi, do të ketë masa rigoroze

Bashkimi Demokratik për Integrim dje njoftoi fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe Kryesia e Partisë. E ndërkryeri i kësaj parti, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të ketë masa rigoroze si përjashtime nga partia.

“Sigurisht që hapi i parë është largimi nga BDI. ku do të ketë masa konkrete dhe ka masa konkrete, por ju e dini se BDI ka qenë ithtarë e një qasje të tillë të luftës kundër korrupsionit, ne jemi e vetmja parti politike në vend e cila edhe zyrtarisht i është drejtuar aso kohe PSP-së, por edhe Prokurorisë së rregullt, për një veting të tërësishëm, që nga themelimi, deri ditëve të sotshme. Prandaj ky është vetëm një hap shtesë për të përforcuar kontrollin edhe të mëtutjeshëm brenda BDI-së”, tha Ademi për TV21.