ESHS: Kostoja e jetesës në janar 2025, krahasuar me janarin 2024, është rritur për 4,9%
Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me janar 2024, shënoi rritje prej 4.9%, ndërsa indeksi i çmimeve shënoi rritje të lehtë prej 5.2%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Inflacioni i matur me indeksin e çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, është 0.2%. Rritja e […]

Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me janar 2024, shënoi rritje prej 4.9%, ndërsa indeksi i çmimeve shënoi rritje të lehtë prej 5.2%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inflacioni i matur me indeksin e çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, është 0.2%.
Rritja e inflacionit në janar 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Mallra dhe shërbime të ndryshme me 1.6%, Mobilje, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake me 1.5%, restorante dhe hotele me 0.7%, ushqime dhe pije joalkoolike 1, Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët dhe Rekreacioni dhe kultura me 0.1%.
Në janar 2025, krahasuar me dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është shënuar në grupet e mëposhtme: Transporti me 0.9%, Komunikim me 0.4% dhe Veshje dhe këpucë me 0.2%.
Indeksi i çmimeve me pakicë në janar 2025 krahasuar me dhjetor 2024 u ul me 0.4%.