Reformat në qeverisje dhe decentralizimi, Besnik Tahiri po qëndron në Jordani si ekspert ndërkombëtar
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit ndërkombëtar për të bërë analizë profesionale për reformat që qeveria e Jordanit synon të ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e tij për avancimin e qeverisjes së decentralizuar. Tahiri atje ka takuar kryetarin
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit ndërkombëtar për të bërë analizë profesionale për reformat që qeveria e Jordanit synon të ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e tij për avancimin e qeverisjes së decentralizuar.
Tahiri atje ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështje Administrative në kuadër të Parlamentit të Jordanisë dhe dy blloqet partiake.
“Në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar, jam duke qëndruar për disa ditë në Mbretërinë e Jordanisë, për të bërë një analizë profesionale të reformave që qeveria e këtij vendi synon t’i ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e mia për avancimin e qeverisjes së decentralizuar.
Në Parlamentin e Jordanisë pata nderin të takoj kryetarin e Komisionit për Çështje Administrative dhe dy blloqet e partive dhe të prezantoj parimet themelore ndërkombëtare të decentralizimit si dhe trendet globale të reformave në qeverisje lokale. Në veçanti, u fokusova në rekomandimet e dhëna nga një grup i ekspertëve të Jordanisë, që lidhen me modernizimin e administratës qeverisëse në këtë shtet. Poashtu, një takim i veçantë ishte me Dr. Ali, Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Çështjeve Politike dhe Parlamentare”, ka shkruar Tahiri.