Rezolutë në Kuvend: Kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip
Grupi parlamentar i Frontit Europian ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke e çuar në nivel institucional një The post Rezolutë në Kuvend: Kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Grupi parlamentar i Frontit Europian ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke e çuar në nivel institucional një kërkesë që ka ardhur drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë.
Në dokument theksohet se studentët shqiptarë, edhe pse studiojnë dhe diplomojnë në gjuhën shqipe në universitete të akredituara, nuk kanë mundësi ta japin provimin profesional në gjuhën e tyre amtare. Sipas deputetëve, kjo përbën shkelje të ligjit dhe cenon parimin kushtetues të barazisë.
Përmes kësaj rezolute, përfaqësuesit shqiptarë kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, në veçanti nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës.
Ata insistojnë që provimi të organizohet edhe në gjuhën shqipe, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe respektim të të drejtave gjuhësore në praktikë, jo vetëm në letër.
The post Rezolutë në Kuvend: Kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .