Rezolutë për mbylljen e dialogut të post-monitorimit me Maqedoninë e Veriut

Gjatë sesionit të janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u miratua Rezoluta për mbylljen e dialogut të post-monitorimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, në tekst thuhet se Asambleja Parlamentare e njeh progresin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në demokraci, sundimin e ligjit, mbrojtjen e […]

Jan 30, 2026 - 12:30
 0
Rezolutë për mbylljen e dialogut të post-monitorimit me Maqedoninë e Veriut

Gjatë sesionit të janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u miratua Rezoluta për mbylljen e dialogut të post-monitorimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, në tekst thuhet se Asambleja Parlamentare e njeh progresin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në demokraci, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, si dhe e njeh përkushtimin politik të autoriteteve për përmbushjen e obligimeve të marra me hapjen e dialogut të post-monitorimit në vitin 2000. Në bazë të kësaj, Asambleja vendosi ta mbyllë dialogun e post-monitorimit me Maqedoninë e Veriut dhe të vazhdojë ta ndjekë situatën përmes mekanizmit të saj të rregullt të shqyrtimit periodik.