Rihanna mahnit fansat me ndryshimin e ri

Rihanna ka postuar një seri fotosh në Instagram në të cilat pozoi për fushatën e fundit të markës së saj Savage x Fenty dhe Diesel dhe i ka gëzuar fansat me ndryshimin e imazhit. Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me të brendshme të kuqe, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një fund të kuq dhe një […]

tetor 9, 2024 - 23:00
 0  2
Rihanna mahnit fansat me ndryshimin e ri

Rihanna ka postuar një seri fotosh në Instagram në të cilat pozoi për fushatën e fundit të markës së saj Savage x Fenty dhe Diesel dhe i ka gëzuar fansat me ndryshimin e imazhit.

Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me të brendshme të kuqe, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një fund të kuq dhe një pallto të kaltër.

Por vëmendjen e fansave e tërhoqi ngjyra e kuqe e flokëve, të cilën e kishte në vitin 2010, kur publikoi albumin e saj të pestë në studio të quajtur Loud.

Postimi i saj ka mbledhur më shumë se 2.1 milionë pëlqime në vetëm 24 orë që nga postimi.

“Sensacionale! Dukesh perfekte me të kuqe”, “Ti e trondite”, “Përsosmëri” dhe “Nuk ke konkurrencë”, janë disa nga komentet e fansave.

Kujtojmë se pak më shumë se një vit më parë këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin Riot, me partnerin e saj ASAP Rocky. Rihanna dhe reperi janë në një lidhje prej katër vitesh dhe ajo solli në jetë djalin e parë të RZA në maj të 2022-shit.