Rihanna merr vëmendje me stilin e saj, teksa del për blerje në New York
Rihanna u shfaq me stil natën e diel në New York, gjatë një shëtitjeje të qetë për pazar. Këngëtarja 36-vjeçare, e cila vizitoi Target për disa gjëra të nevojshme, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të sofistikuar. Ajo mbante një kapelë leshi të madhe, një T-shirt Tupac ‘vintage’ dhe një xhaketë lëkure të prerë me […]
Rihanna u shfaq me stil natën e diel në New York, gjatë një shëtitjeje të qetë për pazar.
Këngëtarja 36-vjeçare, e cila vizitoi Target për disa gjëra të nevojshme, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të sofistikuar.
Ajo mbante një kapelë leshi të madhe, një T-shirt Tupac ‘vintage’ dhe një xhaketë lëkure të prerë me kopsa, që kombinohej me xhinse të gjera dhe mokasina të nxira me platformë, shkruan DailyMail.
Detajet e aksesorëve përfshinin një çantë të errët jeshile dhe një varg zinxhirësh floriri, duke e bërë pamjen akoma më tërheqëse.
Me një grim të lehtë dhe flokët e saj të gjatë të valëzuara, Rihanna ruajti një pamje natyrale, ndërsa shfaqte një unazë të madhe diamanti në gishti.
Ajo kaloi kohën duke bërë pazar me miqtë, duke u shoqëruar me një kolege ndërsa kalonte nëpër dyqan.
Në një moment, Rihanna u shfaq duke mbushur shportën me produkte për kujdesin personal, si kripëra epsom dhe shtupë pambuku, ndërsa e shoqëronte me biseda dhe qeshje me shokët e saj.
Dalja e saj erdhi pas deklaratave të fundit për ndryshimet në stilin e saj që nga momenti kur u bë nënë e dy djemve.
Ajo theksoi se tashmë preferon veshje komode dhe praktike, si pantallona elastike dhe veshje që janë të lehta për t’u veshur dhe për të kujdesur për fëmijët.
Rihanna gjithashtu ndau mendimet e saj mbi stilin e viteve 2000, duke shpjeguar se disa nga zgjedhjet e modës së asaj periudhe, si xhinset e gjera dhe kombinimi i pantallonave sportive me taka, i duken të pabesueshme tani. /Telegrafi/