Rikthim i fortë në terren: Valmir Mazllami rikonfirmohet në krye të Nëndegës së BDI-Dutllëk
BDI në Gostivar po konsolidon strukturat – dhe kjo nuk është formale. Valmir Mazllami është rizgjedhur Kryetar i Nëndegës Dutllëk me mbështetje të plotë nga baza dhe nga dega, një The post Rikthim i fortë në terren: Valmir Mazllami rikonfirmohet në krye të Nëndegës së BDI-Dutllëk appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI në Gostivar po konsolidon strukturat – dhe kjo nuk është formale. Valmir Mazllami është rizgjedhur Kryetar i Nëndegës Dutllëk me mbështetje të plotë nga baza dhe nga dega, një sinjal i qartë që ai ka kontroll real në terren.
Mazllami nuk është figurë dekorative. Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe magjistër në Politologji – Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ai prej rreth një dekade është aktiv në arsim në Nistrovë, brenda SH.F. “Dençe Dejanovski” në Mavrovë-Rostushë. Pra, ka profil profesional dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Por pesha e tij politike vjen nga një tjetër front: komunikimi. Ka qenë ndër njerëzit kyç që kanë ndërtuar dhe menaxhuar PR-in e degës së BDI-së në Gostivar – organizim, mesazh, paraqitje. Kjo është arsyeja reale pse mbështetja për të nuk është rastësi.
Rizgjedhja e tij nuk është vetëm “mirënjohje”, siç thuhet zakonisht. Është vendim pragmatik: mbajnë njeriun që funksionon. Gazeta Flaka
The post Rikthim i fortë në terren: Valmir Mazllami rikonfirmohet në krye të Nëndegës së BDI-Dutllëk appeared first on Flaka, në çdo lajm... .