Rinor Qehaja: Akomodimi për mësimdhënësit duhet të kalojë nga premtim elektoral në mekanizëm meritokratik
Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka vlerësuar politikat që nxisin rritjen e interesimit për profesionin e mësimdhënësit, duke përfshirë edhe akomodimin e garantuar nga Qeveria. ‘’Politikat që nxisin në rritje të interesimit për profesionit e mësimdhënësit padyshim që janë të mirëseardhura, përfshirë këtu edhe akomodimin e garantuar nga qeveria’’ tha ai. Ai theksoi se
Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka vlerësuar politikat që nxisin rritjen e interesimit për profesionin e mësimdhënësit, duke përfshirë edhe akomodimin e garantuar nga Qeveria.
‘’Politikat që nxisin në rritje të interesimit për profesionit e mësimdhënësit padyshim që janë të mirëseardhura, përfshirë këtu edhe akomodimin e garantuar nga qeveria’’ tha ai.
Ai theksoi se këto politika janë të mirëseardhura, por duhet të shkojnë përtej një premtimi elektoral dhe të kthehen në një mekanizëm të strukturuar dhe meritokratik.
‘’Kjo, padyshim, në mënyrë që të ketë kuptim-si iniciativëduhet të shkoj përtej një premtimi-elektoral-dhe-të-kthehet në një mekanizëm të strukturuar dhe meritokratike’’ shtoi ai.
Sipas Qehajës, për të pasur një ndikim të vërtetë dhe për të motivuar mësimdhënësit, politikat e përkrahjes duhet të jenë të lidhura drejtpërdrejt me performancën e tyre.
Ai theksoi se është më me rëndësi që të realizohen politika konkrete që mbështesin mësimdhënësit në përmirësimin e cilësisë së arsimit, duke i shpërblyer ata për përformancën e tyre dhe duke krijuar mundësi reale për avancim në karrierë.
‘’Mirëpo, në gjykimin-tim, më me rëndësi është të jetësohen- politika-përkrahëse për profesionin e mësimdhënësit që janë të lidhura-drejtpërdrejt me performancës së mësimdhënësit’’ deklaroi ai.