Riorganizim në BDI Gostivar, Xhaferi: “Po hyjmë në një fazë të re mobilizimi politik”

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka njoftuar nisjen e procesit të riorganizimit të strukturave partiake, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit The post Riorganizim në BDI Gostivar, Xhaferi: “Po hyjmë në një fazë të re mobilizimi politik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 8, 2026 - 22:00
Riorganizim në BDI Gostivar, Xhaferi: “Po hyjmë në një fazë të re mobilizimi politik”

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka njoftuar nisjen e procesit të riorganizimit të strukturave partiake, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të degës dhe rritjes së efikasitetit në terren.

“Filluam me riorganizimin e degës së BDI-së në Gostivar, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të strukturave tona dhe rritjes së efikasitetit në terren,” deklaroi Xhaferi.

Sipas tij, procesi po zhvillohet me seriozitet dhe përfshirje të gjerë të anëtarësisë, me synim që dega të bëhet më e fortë dhe më pranë qytetarëve.

“Ky proces po zhvillohet me seriozitet të plotë, me përfshirje të gjerë të anëtarësisë dhe me synimin e qartë për ta bërë degën më të fortë, më të hapur dhe më pranë qytetarëve,” theksoi ai.

Në kuadër të takimit, janë prezantuar edhe pikat kryesore të marrëveshjes me partnerët e koalicionit në nivel lokal.

“Gjatë këtij takimi prezantuam në detaje edhe pikat kryesore të marrëveshjes me partnerët e koalicionit në Gostivar, duke sqaruar drejtimet tona strategjike, objektivat konkrete dhe përgjegjësitë që kemi marrë përsipër,” u shpreh Xhaferi.

Ai shtoi se diskutimet kanë qenë konstruktive dhe kanë prodhuar ide konkrete për veprimet e ardhshme të degës.

“Diskutimet ishin konstruktive, me ide dhe propozime konkrete që do të shërbejnë si bazë për veprimet tona të ardhshme. Energjia pozitive dhe vullneti për angazhim tregojnë qartë se jemi në rrugën e duhur,” deklaroi ai.

Në fund, Xhaferi theksoi se dega e BDI-së në Gostivar po hyn në një fazë të re organizimi dhe mobilizimi politik.

“BDI Dega Gostivari po hyn në një fazë të re organizimi dhe mobilizimi politik, me synimin për të sjellë ndryshime reale dhe për të përfaqësuar denjësisht zërin e qytetarëve. Me punë, përkushtim dhe unitet, do të vazhdojmë përpara drejt realizimit të objektivave tona,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Riorganizim në BDI Gostivar, Xhaferi: “Po hyjmë në një fazë të re mobilizimi politik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .